LAJMI I FUNDIT:

Varëse të punuara nga të mbijetuarat e luftës në Kosovë për vrapuesit e “Shtegu i Shpresës”

Varëse të punuara nga të mbijetuarat e luftës në Kosovë për vrapuesit e “Shtegu i Shpresës”

Regjistrimi për vrapimin “Shtegu i Shpresës” ka kohë që është hapur dhe deri më tani, për të vrapuar janë regjistruar me qindra pjesëmarrës.

Ky aktivitet tashmë është bërë shumë i njohur dhe ka gjetur përkrahjen e një numri të madh të njerëzve.


Më saktësisht aktiviteti do të zhvillohet më 3-4 mars për të përkujtuar fillimin e luftës, rezistencën në Kosovë dhe për të shënuar dekadën e parë të Kosovës si shtet i pavarur.

Për 200 vrapuesit e “Shtegut të Shpresës” që kompletojnë distancat 50 km dhe 100 km, KTRA bashkë me medaljet do të dhurojë edhe disa varëse të pranuara nga Kadire Tahiraj, udhëheqësja e Qendrës për promovimin e të drejtave të gruas në Drenas.

Secila varëse është e punuar nga të mbijetuarat e luftës në Kosovë, që tani nuk rreshtin duke punuar për rimëkëmbjen e familjeve dhe vendit të tyre.

Nuk ka trofe më të qëlluar për të përmbyllur vrapimin se përkujtimi i sakrificës dhe shpresës për ndërtimin e paqes për të gjithë.

Për informata më të hollësishme rreth regjistrimit ju lutem vizitoni faqen e KTRA në Facebook, www.ktra-ks.com ose dërgoni pyetjet tuaja në email adresën: kosova.trailrunners@gmail.com.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori