LAJMI I FUNDIT:

Vanity Fair e rekomandon Via Ferrata në Prizren si vend për ta përjetuar adrenalinën në Evropë

Vanity Fair e rekomandon Via Ferrata në Prizren si vend për ta përjetuar adrenalinën në Evropë

Revista prestigjioze italiane Vanity Fair ka publikuar një artikull duke u sugjeruar lexuesve të vet 8 vendet më të mira për të pasur një pushim aktiv në Evropë.

Mes vendeve të bukura të Kroacisë e Greqisë, Vanity Fair e ka renditur edhe Via Ferrata “Panorama” si vend ideal për t’u rrethuar nga natyra e bukur teksa e shijoni një aktivitet të jashtëm.


Ngjitja në shtetin më të ri të Evropës – Kosovë!

“Vendosur në zemër të Ballkanit, Kosova – që është shtet i pavarur që nga viti 2008, njihet nga mbi 100 shtete, duke përfshirë Italinë – është destinacioni i ri që nuk bën t’u ikë atyre të cilët janë adhurues të sporteve në ambiente të hapura”, shkruan Vanity Fair.

“Për ta kuptuar këtë, mjafton ta dini se, pavarësisht sipërfaqes së vogël territoriale, brenda kufijve të Kosovës janë 7 Via Ferrata, të cilat janë ndërtuar me ndihmën e fondacionit Swisscontact.

Shtigjet e ngjitjes janë të vendosura në mjedise të natyrës, por, nëse dëshironi ta kombinoni pak kulturë me një rrugëtim në natyrë, atëherë Via Ferrata Panorama është e përshtatshme për ngjitësit profesionalë dhe fillestarë”, shton Vanity Fair.

Veç kësaj, gazeta thotë se Via Ferrata Panorama është zgjedhje ideale për shkak të pamjes së bukur të Lumbardhit dhe distancës prej vetëm 4 kilometrave nga qendra historike e qytetit të Prizrenit, që njihet si kryeqyteti kulturor i Kosovës.

Për ta lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU.

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori