Van Persie nuk do të largohet nga United

“A jam i shqetësuar? Jo, jam krejtësisht i relaksuar”, ka thënë ai para gazetarëve, transmeton Telegrafi. “Kam kontratë me klubin deri në vitin 2016”.
“Gjërat mund të ndryshojnë tash, por kjo varet nga Manchester United, jo nga unë. Më besoni, jam i relaksuar”.
“Në gusht mbush 32 vjet. Por ende kam ambicie të luaj për tetë vite të tjera. Pas disa vitesh mund të detyrohem të pranoj se nuk do të mund të luaj në nivelet më të larta. Por nuk mendoj se ky moment po vjen tash. Ende ndjehem shumë, shumë në formë”.
“Të luaj me ekipin e parë është shumë e rëndësishme për mua. Kjo është se pse mbase do të duhet të bie një nivel kur të jem 36 ose 37 vjeç. Por jo tash”, ka shtuar holandezi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































