LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk vs Messi: A do të arrijë argjentinasi ta driblojë të pakalueshmin

Van Dijk vs Messi: A do të arrijë argjentinasi ta driblojë të pakalueshmin

Barcelona do të përballet me Liverpoolin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Aty do të jetë edhe një përballje e madhe mes dy prej më të mirëve në pozitat e tyre.

Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, kundër mbrojtësit më të mirë aktualisht në botë, Virgil Van Dijk.


Si do ta ndalesh Messin? Kjo ishte pyetja që ju bë Van Dijkut pasi u kuptua se Liverpool dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinale.

“Nuk e kam idenë”, ishte përgjigjja e sinqertë e mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Ai gjatë kësaj jave u shpall si ‘Lojtari më i mirë i vitit në Angli’.

Van Dijk vs Messi: një paradoks futbollistik

Beteja nuk do të zhvillohet vetëm jashtë vijave ku Jurgen Klopp dhe Ernesto Valverde, do të tentojnë ta imponojnë strategjinë e tyre, pasi edhe Van Dijk dhe Messi, do të kenë shumë situata së bashku.

Në këtë sezon argjentinasi ka kompletuar 168 driblime, ndërsa holandezi nuk është dribluar asnjëherë këtë vit.

Natyrisht që disa faktorë që e kanë ndihmuar Van Dijkun kanë qenë edhe lojtarët përreth tij.

Sezonin  shkuar Liverpooli i Klopp e zunë vendin e dytë në Evropë, ku u mposhtën në finale nga Real Madridi.

Këtë sezon klubi nga Anfield ka fascinuar me soliditetin e treguar në mbrojtje.

Një portieri të fortë prapa krahëve të holandezit dhe tre mbrojtës të mirë që kanë edhe talent të sulmojnë.

Messi në anë tjetër është një bishë dhe golat për të kanë qenë problemi më i vogël këtë vit.

Edhe pse ka pushuar shumë ai është i pari në Ligën e Kampionëve me 10 gola, ndërsa në La Liga ai ka shënuar hiq më pak se 34 herë.

Sa për kalime të mos flasim. Shifra e përmendur më lartë prej 168 driblimeve e vendos atë në krye.

Lojtarë që duhet t’i shijojmë  

Edhe pse një sondazh në atë kohë tregoi se një pjesë e konsiderueshme e fansave të Liverpoolit nuk u pajtuan me klubin e tyre që paguar shumën e jashtëzakonshme prej 85 milionë eurove për mbrojtësin, tani pajtohem se vlen më shumë.

Në anën tjetër për argjentinasin edhe pse shumë klube kanë qenë të gatshme të bëjnë çmenduri ndër vite, ai nuk është larguar kurrë nga klubi amë.

Dy ndeshjet e ardhshme duhet të na mundësojnë që t’i shohim dy lojtarët që me talentin e tyre kanë arritur më mirën në dy pozicione të mrekullueshme të futbollit, sulmin dhe mbrojtjen.

Sulmi i Messit dhe mbrojtja e Van Dijk nga shumë konsiderohen art në vete. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori