Van Dijk ia bën të qartë shokëve të skuadrës: Duhet të luftojmë për të gjithë trofetë

Virgil van Dijk ka folur hapur për objektivat e Liverpoolit në sezonin e ri, duke theksuar se klubi duhet të synojë gjithmonë majën.
Mbrojtësi holandez tha për faqen zyrtare të klubit se një skuadër si Liverpooli nuk mund të hyjë në garë pa ambicie maksimale.
Kapiteni i The Reds i ka bërë thirrje bashkëlojtarëve se duhet tëluftojnë për të gjitha trofetë.
"Duhet të luftojmë për çdo trofe ku marrim pjesë. Ky është minimumi për një klub si Liverpooli," u shpreh ai.
Van Dijk e pranon se rruga drejt suksesit nuk do të jetë e lehtë, por beson se ekipi është gati për sfidat që e presin.
“Do të jetë shumë e vështirë, por kemi kaluar edhe kohë më të rënda dhe mezi pres të nisë gjithçka,” shtoi kapiteni i Liverpoolit.
Ai theksoi rëndësinë e unitetit brenda skuadrës, duke përfshirë lojtarët, stafin dhe tifozët.
“Të gjithë duhet të jemi bashkë, në ditët e mira dhe në ato më pak të mira, duke mbështetur njëri-tjetrin deri në fund,” përfundoi Van Dijk. /Telegrafi/



















































