LAJMI I FUNDIT:

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Ish-mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka bërë një pohim befasues, duke pretenduar se aftësitë e tij teknike i kalonin ato të Cristiano Ronaldos, ish-bashkëlojtarit të tij.

Van der Vaart, i cili luajti përkrah Ronaldos gjatë sezonit 2009-10, pranoi vendosmërinë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të Ronaldos për përmirësim.


Megjithatë, kur u pyet për aftësitë e tij teknike, Van der Vaart tha me guxim: “Nëse më pyesni se kush e kishte teknikën më të mirë, unë apo Ronaldo, do të thoja veten për sa i përket prekjes së parë dhe pasimit”.

Van der Vaart ia atribuoi suksesin Ronaldo fokusimit dhe përkushtimit të palëkundur për të shënuar gola dhe për të fituar.

“Mënyra e tij e të menduarit është ndryshimi më i madh”, shpjegoi Van der Vaart. “E shihni nga afër se sa i veçantë është ai, sa përpjekje bën çdo ditë”.

Mesfushori holandez, i cili tani drejton skuadrën nën-19 të Ajaxit të djalit të tij, shpesh përmend Ronaldon si një shembull këmbënguljeje dhe ambicieje.

“Kur shënova një gol pas dhjetë minutash, mendova në rregull, ne patëm një lojë të mirë dhe mund ta shijoj atë tani. Ai nuk ishte i kënaqur. Kur shënoi tre, donte katër gola”, potencoi më tej Van der Vaart. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Premier League
Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori