LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Ekipi ka merita për fitoren, menaxhuan mirë lojën ndaj Slavia Pragës

Valverde: Ekipi ka merita për fitoren, menaxhuan mirë lojën ndaj Slavia Pragës

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e la vlerësuar lartë menaxhimin e lojës nga lojtarët e tij pas fitores së tyre 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Slavia Pragës.

Gjigantët e La Ligës e patën të vështirë ndaj skuadrës çeke, me një gol të Lionel Messit dhe një autogol duke siguruar një fitore të rëndësishme evropiane.

Pavarësisht se Barcelona ishte larg lojës së tyre më të mirë, Valverde vlerësoi ekipin e tij për tregimin e rezistencës së vërtetë për të kaluar një provë të vështirë në Pragë.


Barcelona vuan, por fiton ndaj Slavia Pragës
Lexo po ashtu Barcelona vuan, por fiton ndaj Slavia Pragës

“Është e rëndësishme të dini se si t’i fitoni këto ndeshje, në kushte të vështira”, ka thënë fillimisht Valverde.

Lionel Messi vs Slavia Praga (Foto:Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

“Ne nuk kemi treguar formën tonë më të mirë deri më tani jashtë Barcelonës këtë sezon, dhe kjo ka qenë e vështirë”.

“Kishim shanse të shënonim më shumë gola këtu, dhe kështu ndodhi në Pragë në pjesën e dytë, por në fund kishim mjaftueshëm për të fituar ndeshjen”.

Shkëlqen Messi: Slavia Praga 1-2 Barcelona, vlerësimi i lojtarëve
Lexo po ashtu Shkëlqen Messi: Slavia Praga 1-2 Barcelona, vlerësimi i lojtarëve

“Unë e prisja këtë lloj të lojës këtu, ishte ngushtë tërë ndeshjen, por skuadra tregoi se për çfarë janë të aftë”.

“Pas pushimit ne arritëm Slavia Pragën, dhe lojën gjithashtu, dhe skuadra meriton merita për këtë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Ligat tjera
Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Kalo në kategori