Valverde e nënshkruan kontratën me Barcelonën para presidentit Bartomeu (Foto/Video)

Barcelona zyrtarisht ka prezantuar trajnerin e ri, Ernesto Valverde.
Disa minuta më parë Valverde ka nënshkruar kontratën me klubin katalanas, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti i Barcelonës, Bartomeu dhe zëvendëspresidentin Jordi Mestre.

“Valverde ka nënshkruar kontratën e tij së bashku me presidentin Bartomeu dhe nënpresidentin sportiv Jordi Mestre”, ka njoftuar Barcelona.
Kujtojmë që Valverde do të zëvendësojë Luis Enriquen.
Ai ka bërë foto me kryesinë e klubit dhe e bëri prezantimin e par si trajner zyrtar edhe pse dje kishte arritur në ambientet e klubit.
Valverde në të kaluarën ka qenë futbollist i Barcelonës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































