"Valsi i dashurisë", publikohet nga Sinan Vllasaliu

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Valsi i dashurisë” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Artisti po ashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme edhe në videoklip, duke qenë edhe protagonist i videos.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Avni Qahili, kurse për orkestrimin është përkujdesur Nexhat Mujovi - Wirusi.

Videoja atraktive i është besuar produksionit nga Shqipëria, Max Production.
“Valsi i dashurisë” vjen pas dy projekteve muzikore që solli javën e kaluar: “Dreqi e marrtë” dhe “Ushtria e Kosovës”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/11/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































