LAJMI I FUNDIT:

Vallëzon lakuriq mbi veturë, por e pëson keq (Foto/Video)

Vallëzon lakuriq mbi veturë, por e pëson keq (Foto/Video)

Një grua kishte vendosur të bëj diçka të pazakontë, duke u zhveshur tërësisht dhe duke kërcyer dhe vallëzuar mbi një veturë në mes të rrugës.

Vallezimi 1


Ajo krijoi kaos në trafik gjatë të shtunës, dhe shokoi motoçiklistët dhe të pranishmit, transmeton Telegrafi.

Por shoferi i veturës në të cilën kjo grua kishte hipur, duket se nuk ishte fare i lumtur me gjestin e saj, pasi vendosi ta tërheq zvarrë në tokë.

Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur shoferi  i veturës kap për krahu gruan të cilën e përplas për toke, e cila mbetet duke qarë nga dhimbjet.

Vallezimi 2

Ajo shihet në video duke qëndruar në tokë, derisa një polic mundohet ta mbulojë me trup derisa në vend të ngjarjes të vjen autoambulanca.

Ajo menjëherë është dërguar në spital për ekzaminim dhe më pas është arrestuar nga policia.

E gjithë kjo ngjarje raportohet se ka ndodhur në pjesën lindore të Kinës. /Telegrafi/