Spanjolli i Yamahas zhvilloi një garë perfekte në ndalesën e fundit të sezonit në Valencia ku arriti të fitonte dhe të shpallej kampion, pasi Valentino Rossi nuk arriti të ngjitej më lart se vendi i katërt.

Për “Doktorin” që e nisi garën nga vendi i fundit nuk mjaftoi gara e shkëlqyer., pasi Lorenzo e kontrolloi duelin e fundit në çdo metër që nga xhiroja e parë tek e fundit. I vetmi moment drithërues u shënua në fundin e garës kur Pedrosa tentoi parakalimin e Marquez, por mund të kishte shkaktuar një aksident që do të komplikonte pozitën e Rossit që nuk arriti të fitonte titullin e dhjetë në karrierë.

Lorenzo Juara Dunia MotoGP 2015


Në krahun tjetër, Lorenzo numëron titullin e pestë në karrierë, duke rikuperuar shtatë pikët disavantazh ndaj italianit që ka kryesuar kampionatin që prej fillimit.

Në këtë mënyrë mbyllet një sezon spektakolar me polemika që kulmuan në garën e Sepangut ku Marquez dhe Rossi u përplasën në një duel që nxori jashtë pistës spanjollin, por dënoi italianin me nisje nga vendi i fundit në Valencia ku ai nuk arriti të bënte mrekullinë duke u dorëzuar përballë shokut të skuadrës.

Lorenzo kurorëzoi i paro një sezon me meritë ku Rossi nuk ishte ai që humbi sepse i pari ka matematikën në krahun e tij, ndërsa i dyti tregoi se epoka e tij nuk ka perënduar. /SS/
 

telegrafi sport app