LAJMI I FUNDIT:

Valencia vendos rekord të ri të nxehtësisë gjatë valës së tretë të të nxehtit në Spanjë

Valencia vendos rekord të ri të nxehtësisë gjatë valës së tretë të të nxehtit në Spanjë

Qyteti spanjoll i Valencias theu një rekord të nxehtësisë të enjten kur arriti 46.8°C.

Rekordi i ri u vendos në aeroportin e Valencias, tha agjencia meteorologjike spanjolle Aemet.


Dhe vapa ekstreme ka bërë të vështira kushtet e jetesës në qytetin bregdetar mesdhetar.

“Kjo verë ishte e tmerrshme… ne nuk mund të jetojmë në apartamentet tona”, ka thënë banori i Valencias, Nazim Ali.

“Natën vendosim kondicionerin ose ventilatorin. Gjatë ditës përpiqemi të largohemi sa më vonë (…) dhe shkojmë në plazh”, thotë Roberto Giménez, një tjetër banor.

Siç thuhet në shkrimin e Euronews, përcjell Telegrafi, Spanja është në mes të valës së tretë të të nxehtit të verës.

Atje, tetë zona rreth qyteteve Valencia dhe Murcia janë në alarm të kuq, që do të thotë rrezik ekstrem për shkak të nxehtësisë.

Ndryshe, rekordi historik për Spanjën u thye më 14 gusht 2021, me 47.6°C të regjistruar në La Rambla, në jug të Kordobës, në Andaluzi (në jug). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori