LAJMI I FUNDIT:

Valencia: Kjo mrekulli afër bregdetit mund ta mposhtë Barcelonën për qytetin më të mirë Mesdhetar të Spanjës

Valencia: Kjo mrekulli afër bregdetit mund ta mposhtë Barcelonën për qytetin më të mirë Mesdhetar të Spanjës

Qyteti Mesdhetar i Valencias ka katedrale mahnitëse, plazhe brilante, kisha të renesancës, përmban pak prej arkitekturës më moderne në Evropë, dhe nuk ka mungesë të ushqimit të shijshëm të detit dhe verës së kuqe.

Vendasit janë tejet krenarë me qytetin, kulturën dhe gjuhën e tyre, transmeton Telegrafi.

Ata mund të mos e thonë me zë aq të lartë sa qytetarët e Barcelonës, por ndoshta qyteti i tyre është edhe më i mirë sesa Barcelona!

LUMENJTË

Pas përmbytjeve të lumit Turia në vitin 1957, qeveria i kishte devijuar ujërat e tij. Tani lumi shtrihet përgjatë qytetit dhe ofron 9km parqe, ndërsa njëkohësisht shërben si shtëpi e Ciudad de las Artes y las Ciencias, një shpërthim i pavijoneve futuristike, liqeneve, një kinemaje Imax, një akuariumi dhe kopshteve botanike.

E gjithë kjo mund të shihet nga shtëpia më e gjatë e operës në botë, dizajnuar nga Santiago Calatrava, dhe nga një ndërtesë e lashtë greke me formë helmete.

Pini një gotë verë në tarracën e freskët para operës ose shkoni të premten në mbrëmje ku studentët e muzikës nga Kolegji Berklee dhurojnë koncerte falas.

VENDET E SHENJTA

Katedralja e Valencias dhe kulla e Micaletit janë të domosdoshme për t’u parë, por sigurohuni të shikoni lart kur të jeni brenda katedrales!

Dritaret janë të ndërtuara me alabastër e jo me xham, e kjo e hijeshon edhe më shumë katedralen.

KRYEVEPRAT

Në Institutin e Valencias d’Art Modern (El Ivam) mund të gjeni arte moderne, ndërsa në muzeun El Patriarca mund të gjeni piktura nga El Greco.

TJEGULLAT

Qyteti është i njohur për qeramikat dhe tjegullat, traditë e cila daton shumë kohë para sundimit mavritan. Por gjithashtu mund t’i gjeni edhe punimet e Picassos në Muzeun Nacional të Qeramikave në Ciutat Vella.

Vizitojeni edhe rrugën Corrotgeria për t’i parë tjegullat e rregulluara në forma gjeometrike.

PLAZHI

Sikurse Barcelona, edhe Valencia është e njohur për bregdetin e saj, ndonëse mund të gjeni më pak njerëz në plazhin Malvarrosa – i cili gjendet 15 minuta larg me autobus nga qendra e qytetit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori