LAJMI I FUNDIT:

Valdrin Lluka flet për bartjen e shamisë në shkolla

Valdrin Lluka flet për bartjen e shamisë në shkolla

Kandidati i AKR-së për deputet, Valdrin Lluka ka thënë se bindjet e tij politike janë liberale, dhe se beson në të drejtat dhe liritë e secilit individ për të vendosur për vete.

“Andaj edhe në këtë rast besoj se secili individ i moshës madhore, i vetëdijshëm, ka të drejtë të vendosë vetë nëse do të bartë shami apo ndonjë simbol tjetër fetar”, ka shkruar në Facebook, Lluka ku ka publikuar një fotografi me vajzën e myftiut Naim Tërnava, Refiqe Tërnava.


Tutje ai ka sqaruar se deklarata e tij ka qenë për fëmijët në shkolla, të moshës së re, të cilët sipas tij nuk duhet mbuluar e as të imponohet mbulimi i tyre nga prindërit.

“Fëmijët janë pjesa më e bukur e jetës, prandaj edhe duhet të shihen si të tillë”, ka thënë Lluka.

Postimi i plotë:

“Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote” (El kehf: 46)

Për dhe rreth mbajtjes së shamisë në shkolla:

Duke qenë pjesë e jetës publike, jo rrallëherë ndodh që deklarimet mediale të keqinterpretohen, me qëllim ose pa qëllim!

Fillimisht dëshiroj të theksoj se bindjet e mija politike janë liberale, rrjedhimisht unë besoj në të drejtat dhe liritë e secilit individ për të vendosur për vete, andaj edhe në këtë rast besoj se secili individ i moshës madhore, i vetëdijshëm, ka të drejtë të vendosë vetë nëse do të bartë shami apo ndonjë simbol tjetër fetar.

Deklarata ime ka qenë për fëmijët në shkolla, të moshës së re, të cilët mbaj mendimin se nuk duhet mbuluar e as të imponohet mbulimi i tyre nga prindërit. Fëmijët janë pjesa më e bukur e jetës, prandaj edhe duhet të shihen si të tillë.

Personalisht kam shumë miq praktikues të devotshëm dhe këtë e respektoj shumë. Një nga ta është edhe mikja ime Refiqe Ternava, më të cilën jemi bërë bashkë për shtetin!

I juaji,
Valdrini