Valdete Idrizi zotohet se do ta ndryshojë Mitrovicën, prioritet agjenda ekonomike
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, sot ka zhvilluar takime në disa lokalitete, me qytetarë e pronare të salloneve të ondulimit, gratë në Vinarc, si dhe me biznesmenë e ndërmarrës në Mitrovicë.
Idrizi në takimin me gratë në Vinarc, ka thënë se ajo ka program të qartë për nënat vetmbajtëse dhe gratë në biznes, duke theksuar se ato do të gjejnë përkrahje të fuqishme në Qendrën e Inivacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Ne, kemi programe të veçanta për gratë, për nënat vetëmbajtëse dhe gratë në biznes. Ato do të gjejnë përkrahjen e fuqishme në Qendrën e Inovacionit dhe ndërmarrësisë. Gratë do ta ndihmojnë dhe përkrahin fuqishëm ndryshimin”, ka thënë Idrizi. Ajo ka shtuar se gratë po e mbështesin ndryshimin në Mitrovicë.
“Mitrovica ka një histori të begatë të punës, prodhimit, industrisë, ndërmarrësisë të njohur në vend, Ballkan e më gjerë”, ka thënë Idrizi, gjatë takimit me ndërmarrës, duke shtuar se Mitrovica është po e njëjta me mundësi dhe se mitrovicsit janë gati për të
“Më 19 Nëntor, me qasjen time proaktive, bashkëpunuese, do të sjellim me qytetarët ndryshim në investime, lehtësimin e të bërit biznes, subvencionimin dhe investimet nga niveli qendror, për Qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë” ka thënë ndër të tjera Idrizi.
Ajo në takimet me biznesmenë, ndërmarrës e punonjës është zotuar për ta ndryshuar Mitrovicën, duke quar përpara agjendën e zhvillimit ekonomik, rifilluar me intensitet punën, investimet dhe mundësitë e reja.
Gjatë ditës, znj. Idrizi ka zhvilluar takime në lagjen Ilirida, Ura e Gjakut, në Kçiq dhe lagjen 2 Korriku dhe disa takime tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZvicra fiton "Eurovision 2024"
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë