LAJMI I FUNDIT:

Valdete Idrizi premton mbështetje për rininë dhe sportistët

Valdete Idrizi premton mbështetje për rininë dhe sportistët

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi,  i ka garantuar të rinjtë dhe sportistët se me fillimin e qeverisjes së saj, ata do ta kenë gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e duhur.

Këtë zotim Idrizi e ka bërë gjatë një takimi me të rinj dhe sportistë mitrovicas, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe vizionin e tyre për të ardhmen.


Idrizi ka thënë se me fitoren e saj vjen edhe fitorja për rininë dhe sportistët e këtij qyteti. “Ju nuk do të jeni dekor, por vetë shtylla e qeverisjes sime”, theksoi ajo.

Ndërsa, duke folur për sportistët, ajo tha se ata viteve të fundit janë përballur me një gjendje të rëndë dhe kanë mbetur pothuajse pa përkrahje nga komuna. “Kjo gjendje do të ndryshoj, meqë sportistët tanë përkundër rrethanave na kanë bërë që të ndjehemi krenar, prandaj do të ofrojmë gjithë mbështetjen e mundshme”.

Në kuadër të aktiviteteve të kandidates së PDK-së, Valdete Idrizi, për kryetare të Mitrovicës, ajo ka pasur takime dhe vizita të shumta nëpër lagje të qytetit dhe nëpër fshatra të kësaj komune.

Idrizi ka zhvilluar vizita në Urën e Gjakut, Iliridë, Shipol, Bare etj. Gjatë këtyre takimeve ajo është shoqëruar edhe nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati si dhe nga figura të larta drejtuese të PDK-së në qendër.

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Botë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori