LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi në Maqedoni vazhdon edhe gjatë fundjavës

Vaksinimi në Maqedoni vazhdon edhe gjatë fundjavës

Vaksinimi në “Jane Sandanski”, “Bit Pazar”, dhe “Bukuresht”, do të vazhdojë të bëhet edhe nesër në dy ndërrime në periudhën nga 07:30 deri 19:00, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të hënën, më 7 janar vaksinimi në këto klinika do të bëhet vetëm gjatë ndërrimit të parë, përkatësisht nga ora 07:30 deri në ora 13:00, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga ministria e Shëndetësisë dje thanë se gjatë ditë të kaluara janë vaksinuar 990 fëmijë dhe se deri tash nuk ka raste të reja të fruthit.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ju bën apel qytetarëve të cilët dyshojnë se fëmijët e tyre kanë simptoma të fruthit t’o çojnë në kontroll në spitalin “8 shtatori” apo në klinikën infektive./Telegrafi/