LAJMI I FUNDIT:

Vaksina e Universitetit të Oksfordit mund të ruhet në një frigorifer normal – bëhet i ditur edhe “çmimi i lirë” i saj

Vaksina e Universitetit të Oksfordit mund të ruhet në një frigorifer normal – bëhet i ditur edhe “çmimi i lirë” i saj

Universiteti i Oksfordit ka njoftuar rezultatet e fundit të vaksinës së ndaj coronavirusit në provat klinike, në një tjetër hap përpara në garën për t’i dhënë fund pandemisë.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës, e cila thuhet se mund të ruhet në një frigorifer normal, ndryshe nga vaksinat e tjera që treguan rezultate të ngjashme premtuese javën e kaluar.


Siç bëhet e ditur, provat e Oxford zbuluan se vaksina ka një mundësi prej nëntë në dhjetë raste për të funksionuar kur administrohet fillimisht si gjysmë doze dhe pastaj një dozë të plotë një muaj më vonë.

Analiza e kombinuar nga të dy dozat rezultoi në një efikasitet mesatar prej 70.4 për qind, tha Universiteti i Oksfordit/AstraZeneca, me Sekretarin e Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock duke thënë se miliona doza do të jenë gati deri në fund të dhjetorit.

Një lajm pozitiv rreth luftës ndaj COVID-19: Vaksina e Universitetit të Oksfordit është 70% efektive
Lexo po ashtu Një lajm pozitiv rreth luftës ndaj COVID-19: Vaksina e Universitetit të Oksfordit është 70% efektive

Ai i tha BBC: “Shpresojmë të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin muajin tjetër. Pjesa më e madhe e programit të shpërndarjes së vaksinave do të jetë në janar, shkurt, mars. Dhe ne shpresojmë që diku pas Pashkëve gjërat të jenë në gjendje të fillojnë të kthehen në normalitet”.

Vaksina britanike për shpëtimin e jetës, që kushton nga 2 deri në 4 funte secila (4.5 euro), shihet si shansi më i mirë i Britanisë për vaksinimin masiv të popullsisë deri në fund të pranverës, sepse Boris Johnson ka porositur 100 milionë doza.

Kryeministri shkroi në Twitter: ‘Lajme tepër emocionuese, vaksina e Oksfordit ka rezultuar kaq efektive në prova. Ende ka kontrolle të mëtejshme të sigurisë, por këto janë rezultate fantastike. Bravo për shkencëtarët tanë të shkëlqyeshëm në @UniofOxford & @AstraZeneca, dhe të gjithë atyre që janë bërë vullnetarë në testime”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori