LAJMI I FUNDIT:

Sahin: Vaksina e Pfizer/BioNTech për variantin e ri të COVID-19 mund të jetë gati për 6 javë

Sahin: Vaksina e Pfizer/BioNTech për variantin e ri të COVID-19 mund të jetë gati për 6 javë

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech thotë se mbetet ende e paqartë nëse vaksina aktuale do të jetë në gjendje të sigurojë mbrojtje ndaj variantit të ri të coronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo, “shkencërisht, ka shumë të ngjarë që përgjigja imune nga kjo vaksinë ka gjasa të arrihet edhe me variantet e reja”.

Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, Ugur Sahin, shefi ekzekutiv në BioNTech tha se duhet të bëhen studime të mëtejshme për t’u siguruar që vaksina aktuale funksionon kundër llojit të ri.


Sidoqoftë, nëse vaksina duhet të rregullohet, kompania mund ta bëjë këtë në rreth 6 javë, shtoi ai.

“Ne kemi besim të bazuar në shkencë se vaksina mund të na mbrojë, por ne do ta kuptojmë vetëm nëse kryhet eksperimenti, dhe do të na duhen dy javë për t’i marrë këto të dhëna, dhe natyrisht do t’i publikojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Sahin.

Në atë rast, rregullatorët mund të duhet të miratojnë përsëri ndryshimet përpara se të përdoren vaksinat.

Sidoqoftë, kompania është e bindur se vaksina e saj e miratuar së fundmi nga Agjencia Evropiane e Barnave, funksionon kundër variantit të ri në Mbretërinë e Bashkuar.

Sahin tha se proteinat në variantin e ri janë 99 për qind të njëjta me ato të llojeve ekzistuese, dhe për këtë arsye BioNTech shpreson se vaksina e saj do të jetë efektive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori