LAJMI I FUNDIT:

Vajza që tronditi politikanët flet për poezinë dhe zhgënjimin e saj nga politika (Video)

Vajza që tronditi politikanët flet për poezinë dhe zhgënjimin e saj nga politika (Video)

Sara Sulejmani nga Sllupçani më 2 maj ”dridhi” politikanët duke recituar një poezi për zhgënjimin e saj nga politika. Ajo për Telegrafi Maqedoni ka treguar se si ajo dhe familja e saj ndjehen të lënë pas dore nga politika. Sara thotë se pas poezisë ka pasur edhe reagime por mbi të gjitha ka pasur vetëm mbështetje dhe përkrahje.

Në pyetjen ”Si ndjehet pas 15 viteve pasi nuk janë plotësuar kërkesat dhe amaneti i luftëtarëve?” Sara për Telegrafi Maqedoni përgjigjet ”Të lënë pas dore në shumë aspekte sidomos jopërkrahjet ndaj familjeve të dëshmorëve. Premtime shumë por asnjë premtim nuk është realizuar.”


Sara tregon se poezia i është kushtuar dëshmorit Abdulmexhid Shahini dhe gjendjes aktuale në vend.

”Ka pasur reagime për poezinë por përkrahja ka qenë shumë e madhe” thotë Sara Sulejmani për Telegrafi Maqedoni.

Sara tregon ekskluzivisht se për familjen e saj dhe familjarët e dëshmorëve tjerë ka pasur nidhma vetëm dy vitet e para. ”Kushtet e familjeve të dëshmorëve janë të vështira dhe ata ende nuk marrin rroga.” thotë 13 vjeçarja Sulejmani.

Sara Sulejmani shpreson të bëhet çlirimtare e popullit shqiptar dhe duke i shërbyer popullit shqiptar si intelektuale. ”Shpresoj të bëhem çlirimtare e popullit tim dhe sidomos por jo si ata që jan të ulur nëpër karrige vetêm për të shtypur popullin. Kjo mua nuk më duhet në të ardhmen, vetëm për të bërë pozitë dhe pushtet” thotë Sulejmani nga Sllupçani për Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu lexo: Mungoi Ali Ahmeti për homazhe në Sllupçan (Foto)

2 maji është dita kur Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova”, në vitin 2001 shpalli Karadakun zonë të lirë duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës se Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këtë përvjetor kanë marrë pjesa më e madhe e ministrave dhe zv/ministrave të rinj nga ana e BDI-së, por munguan krerët e lartë të kësaj partie.

Një ditë më herët në hyrjen e Sllupçanit u shfaqën tabela me mbishkrimin ”Ndalohet hyrja për tradhtarët, Stop Ali Ahmeti”./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Në Sllupçan shfaqen tabela ”Stop Ali Ahmeti” (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori