Vajza e Uma Thurman, Maya Hawke, mahnit me ngjashmërinë e madhe me nënën e saj

Aktorja dhe këngëtarja, Maya Hawke, u shfaq me një pamje të re në hapjen e shfaqjes “John Proctor is the Villain” në Broadway, duke tërhequr vëmendjen me flokët e errësuar dhe ngjashmërinë mahnitëse me nënën e saj të famshme, Uma Thurman.
Me tiparet e theksuara të fytyrës dhe buzëqeshjen e ngjashme, Maya Hawke, 26 vjeçe, i ngjante më shumë se kurrë nënës së saj, Uma Thurman.
Vajza e Uma Thurman dhe Ethan Hawke, Maya ndan një marrëdhënie të sinqertë dhe pozitive me prindërit e saj, pavarësisht rritjes në qendër të vëmendjes, shkruan DailyMail.
Në një intervistë të fundit, ajo pranoi se ndonëse është e vetëdijshme për privilegjin që ka, është e vendosur ta përdorë atë me përgjegjësi.
Në tapetin e kuq të Broadwayt, Maya u shoqërua nga i dashuri i saj, muzikanti Christian Lee Hutson, me të cilin është në lidhje që nga viti 2022.
Ai gjithashtu ka prodhuar albumin më të fundit të saj, “Chaos Angel”.
Aktorja e “Stranger Things”, e cila këtë vit përmbyll rolin e saj si Robin Buckley në sezonin final të serialit, pritet të luajë në prodhimin “Eurydice” në Off-Broadway dhe të nisë turneun evropian të albumit të saj në qershor.
Maya do të shfaqet gjithashtu në filmin e ri të Stephen Frears “Wilder & Me”, krah Christoph Waltz dhe Jon Hamm, duke vazhduar të ndërtojë karrierën e saj përtej hijes së famës familjare. /Telegrafi/






























































