Vajza e aktorëve të famshëm i bashkohet Ritës për video-kalendarin provokues (Foto/Video, +16)

Ireland Basinger Baldwin është përfshirë në listën e yjeve që kanë xhiruar video-kalendarin festiv të revistës Love.
Vajza e aktorëve të famshëm, Alec Baldwin dhe Kim Basinger, shfaqet jashtëzakonisht seksi në videon bardhezi.

21-vjeçarja, ngjashëm si yjet tjera imiton një personazh të njohur. Ajo ka zgjedhur ta imitojë Madonnan në “Cherish”.
Deri më tani pjesë e video-kalendarit kanë qenë modelet Bella Hadid e Irina Shayk dhe këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































