LAJMI I FUNDIT:

Vajza 6-vjeçe rrëzohet nga skuteri, shoferi i veturës nuk e sheh dhe e shtyp – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Vajza 6-vjeçe rrëzohet nga skuteri, shoferi i veturës nuk e sheh dhe e shtyp – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një shofer të cilit më herët i ishte ndaluar vozitja, shtyp me veturë 6-vjeçaren e cila bërtiste nga dhimbjet pasi ishte rrëzuar nga skuteri.

Bëhet fjalë për Ashley Evans, 28-vjeç, të cilit më herët i ishte ndaluar vozitja për mosrespektim të rregullave. Ai në një moment e fut nën rrota vogëlushen e cila kishte pësuar lëndime trupore pothuajse në të gjitha gjymtyrët, transmeton Telegrafi.


Evans është dënuar me tre vite burgim, ndërsa gjykatësi David Wynn Morgan në Kardif e ka cilësuar si mrekulli faktin që vajza nuk e ka paguar me jetë.

Ajo ishte futur nën rrota dhe për disa metra ishte tërhequr zvarrë, kurse mjekët fillimisht kishin deklaruar se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë. Megjithatë, pas tretmanit asaj i është stabilizuar gjendja shëndetësore.

E gjatë seancës dëgjimore është thënë se edhe përkundër faktit që Evansit i ishte ndaluar më herët vozitja, ai nuk ka respektuar rregullat dhe kështu kishte blerë një Vauxhall Astra me të cilën shtypi vajzën.

E vajzës që po luante me skuter me shokët në afërsi të një parku, nuk i është zbuluar identiteti për arsye ligjore. E sipas dëshmitarëve, Evans sikur mezi priste që ta nxjerrin nga vetura vogëlushen dhe të largohet nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori