LAJMI I FUNDIT:

Vajza 19-vjeçare e Eminemit deklaron se ka kaluar në gjininë asnjanëse

Vajza 19-vjeçare e Eminemit deklaron se ka kaluar në gjininë asnjanëse

Fëmija 19-vjeçar i Eminemit është deklaruar si jo-binar (person që i përket gjinisë asnjanëse).

Adoleshenti/ja i/e bëri njoftimin në një video të publikuar në TikTok javën e kaluar dhe u kërkoi fansave që ta “quajnë Stevie (ata/ajo/ai)”, shkruan DailyMail.


Eminem adoptoi ligjërisht Stevie-n, i/e njohur më parë si Whitney, në vitin 2005, pasi reperi, 48 vjeç, u pajtua për pak kohë me nënën e Stevie-t, Kim Scott, 46 vjeçe.

Në një video të postuar në rrjetet, Stevie tregon udhëtimin e tij/saj në gjininë asnjanëse i njohur si “jo-binar” – një term ombrellë për njerëzit identiteti gjinor i të cilëve nuk përputhet rehat me ‘burrë’ ose ‘grua’.

Audio e adoleshentit/es që qan nga gëzimi luhet në fillim të videos para se të shfaqet një montazh i fotografive për të dokumentuar transformimin e tij/saj ndër vite.

Videoja fillon me fotografitë e fëmijës së Eminemit që njihet si Whitney me përemrin ‘ajo’ e mbishkruar para se të kalonjë në një fotografi tjetër së bashku me përemrat ‘ata/ajo’.

Duke prerë flokët e tij/saj bjondë të shkurtër, Stevie pastaj zbulon me prekje emrin e tij/saj së bashku me titullin “të gjithë përemrat”.

Stevie shkroi: “Më shiko të ndihem më rehat me veten” dhe “gjithnjë në rritje dhe ndryshim”, dhe ka përdorur hashtagun e gjinisë asnjanëse në disa prej posrtimeve.

Postimi u pëlqye nga motra e tij/saj, Hailie Jade, 25 vjeçe, e cila është vajza biologjike e reperit Eminem me Kim.

Sipas The Sun, emri i ri i adoleshentit/es u përmend në nekrologjinë e gjyshes së tyre Kathleen Sluck muajin e kaluar.

Aty shkruhej: “Kathleen ishte një nënë e jashtëzakonshme për dy vajzat e saj; Kim dhe Dawn; dhe ishte shumë e lumtur të bëhej gjyshe për nipërit e mbesat e saj; Alaina, Adam, Hailie, Stevie, P.J., dhe Parker”.

Stevie doli hapur si biseksual/e në vitin 2017, dhe në atë kohë biografia e tij/saj në Instagram referohej me përemrat ai/ajo.

Adoleshenti/ja tha në një postim të fshirë më pas: “Gëzuar ditën kombëtare të daljes!’ Jam biseksual/e? Unë do të doja të them që ju jeni perfektë ashtu siç jeni dhe se dashuria është dashuri!? Bëhuni vetvetja!”.

Babai biologjik i Stevie është Eric Hartter, një artist tatuazhesh, i cili vdiq nga një mbidozë e dyshuar e drogës në vitin 2019, pas një historie të abuzimit të substancave dhe fërkimit me ligjin.

Kim e kishte Stevie -n gjashtë muajshe pas divorcit të saj nga reperi në vitin 2001. Eminem ishte tashmë babai i Hailie në atë kohë.

Eminem e adoptoi Stevie-n në vitin 2005, pasi u pajtua me ish-gruan e tij Kim dhe më parë foli për mënyrën se si ai donte të siguronte një mjedis të qëndrueshëm për fëmijën e tij.

Interpretuesi i hitit “Slim Shady” ka gjithashtu një vajzë të birësuar Alaina, 28 vjeçe, nëna e së cilës është motra binjake e Kim, Dawn. Dawn vdiq nga një mbidozë droge në vitin 2016.

Muzikanti i ka mbrojtur fëmijët e tij nga qendra e vëmendjes, por ndau një ide të rrallë për të qenë baba në një intervistë për revistën “Rolling Stones” në vitin 2004, ku foli gjithashtu për historinë e Kimit me abuzimin me substancat.

“Asnjëherë nuk mund ta lini një fëmijë të ndiejë se është faji i tij apo i saj për atë që po ndodh”, tha ai.

Thjesht duhet ta njoftosh atë: “Mami ka një problem, ajo është e sëmurë dhe kjo nuk ndodh sepse ajo nuk të do. Ajo të do ty, por ajo është e sëmurë tani, dhe derisa të bëhet më mirë, ti ke babin. Dhe unë jam këtu”.

Ndërkohë Kim thuhet se u shtrua në spital pas një përpjekje për vetëvrasje më 30 korrik të këtij viti, raporton TMZ.

Pretendohej se Kim u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një vlerësimi mjekësor dhe psikologjik, por tani është në shtëpi duke u shëruar.

Ish-gruaja e reperit ishte e pikëlluar për vdekjen e nënës së saj dhe bëri një dedikim zemërthyer duke thënë se do të donte që ajo të kishte vdekur në vend të saj – katër ditë para se të “përpiqej të vriste veten”.

Nëna e saj Kathy Sluck vdiq më 23 korrik në moshën 65 vjeçe dhe funerali i saj u bë në Miçigan, gjashtë ditë më vonë. Nuk dihet se si ajo vdiq.

Kim dhe Eminem u martuan në vitin 1999, për të vazhduar me një divorc të keq dy vjet më vonë gjatë romancës së tyre të famshme dhe të stuhishme.

Ata u martuan përsëri në janar të vitit 2006, por u ndanë përsëri në prill. Marrëdhënia e tyre dhe ngritja e Eminemit në famë globale frymëzoi filmin e tij të suksesshëm me titull “8 Mile”.

Marrëdhënia e paqëndrueshme e Eminemit dhe Kimit është një nga folkloret e muzikës rap – reperi polemik shpesh ka bërë klipe gjatë karrierës së tij të muzikës frymëzuar nga jeta e tij personale – duke folur për vrasjen e saj, përdorimin e drogës dhe pabesinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori