Gruaja e njohur vetëm si Dashan, e ka postuar në Imgur një fotografi ku shfaq këmbët e saj, derisa kishte ngecur brenda vaskës.

Ajo kishte hedhur vaj kokosi që të relaksohet dhe të ushqejë lëkurën me përbërësit e shëndetshëm të këtij përbërësi, por më vonë ka ndodhur diçka e papritur, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka zbrazur ujin, nuk ka mundur të largohet – vetëm rrotullohej nga yndyra e shumtë që ia kishte mbuluar trupin dhe vaskën.

Mbeti në vaskë shkaku i vajit të kokosit

“Lëshova ujin e nxehtë, ndeza qirinj, hodha vaj kokosi dhe u shtriva që të pushojë. Më vonë kuptova se e kisha tepruar me këtë lëng”, ka shkruar ajo lidhur me rastin.

“Mos përdorni kësi udhëzime që bëhen në shtëpi, blini produkte të gatshme që kanë garanci, sepse unë mbeta për gjysmë ore duke u rrotulluar e pashpresë”.

Mirëpo, mësohet se ajo ia ka dalë të largohet dhe nuk ka ndonjë lëndim nga kjo ngjarje. /Telegrafi/