LAJMI I FUNDIT:

Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein të bindur se Maqedonia e Veriut do të merr datë në tetor

Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein të bindur se Maqedonia e Veriut do të merr datë në tetor

Maqedonia e Veriut do të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në muajin tetor, thanë eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, në konferencën e përbashkët me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, pas përfundimit të takimi të dytë të procesit “Jeann Mone” në Shkup.

Vajgl tha se asgjë nuk ka përfunduar dhe se këto janë hapat fillestar drejt afrimit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Së shpejti vendi juaj do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është hap i rëndësishëm për gjithë ne. Vendimet e liderëve të Maqedonisë së Veriut sollën Marrëveshjen e Prespës, që paraqet një akt të njohjes. Shtatori ose tetori, gjithçka është shumë afër”, tha Vajgl.

Eurodeputeti Fleckenstein i cili vjen nga Gjermania e përsëriti angazhimin e kancelares Angela Merkel, se do të përkushtohet që me politikat e saj Maqedonia e Veriut të merr datë për negociatat me BE-në.

“Deklaratat e saj nuk i dua gjithmonë, por kjo më pëlqen shumë dhe theksoj se është mesazh i fuqishëm nga një shef qeverie”, tha Fleckenstein.

Ndërsa Eduard Kukan tha se vendi duhet të vazhdojë me reforma dhe se marrja e datës është e sigurt.

Vajgl dhe Kukan theksuan faktin se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është i vetmi funksional në rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori