LAJMI I FUNDIT:

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj tre personave në Drenas, arrestohet i dyshuari

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj tre personave në Drenas, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj tre personave (dy femra dhe një mashkull).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Drenas.


Tutje në raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin me datën 29.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj tre viktimave dy femrave dhe një mashkulli kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/