LAJMI I FUNDIT:

Ushtrisë së Kosovës i bashkohen 10 kadetë të rinj

Ushtrisë së Kosovës i bashkohen 10 kadetë të rinj

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, më Ferizaj është organizuar ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj FSK- së.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka uruar diplomimin e tyre, për çka tha se kjo është gjenerata e parë e kadetëve, qe diplomojnë pas votimit në Kuvend, për transformimin e FSK-së në ushtri.


“Ju jeni gjenerata e parë e kadetëve që diplomoni pas votimit në Kuvend, si ushtri e Kosovës, ju jeni vet historia. Ju falënderoj për shërbimin e deritashëm. Kosova si vend vjen prej sfidave prej tragjedive, ende është e sfiduar, por nuk bën garë me të keqën. Ne e dijmë nga vijmë dhe e dijmë nga shkojmë”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se FSK është krenare me djemtë dhe vajzat që ka.

” Ashtu siç e theksoj edhe kryeministri ju jeni gjenerata e parë e oficerëve që do i bashkoheni FSK-së. Unë e them çdoherë që FSK është krenare me vajzat dhe djemtë tanë, oficerë dhe ushtarë. Do të përcjell karrierën tonë, do të jem në pension, por sot jam bindur se nga ju do të dalin gjeneralë të ushtrisë. Po ju drejtohem si një ish ushtarak, sot jam ministër, por një herë ushtar, gjithnjë ushtar. Ju jeni pjesë e një force profesionale, kredibile që jemi duke e formuar”, tha Berisha.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka pasur një porosi për kadetët e diplomuar.

“Sot jemi për të përgëzuar gjenerata të reja që po i bashkohen.Ju siguroj që ju keni bërë gjënë fisnike duke u përgatitur për katër vjet, për t’i shërbyer popullit. Kur filluam para 12 viteve me përgatitjen e kadetëve, ishim skeptik në atë që mund të bëjmë. Jo rastësisht FSK është institucioni më i besueshëm në Kosovë, kemi krijuar identitet dhe imazh. Qëllimi i kësaj qendre është zhvillimi i gjeneratave të reja. Ju do të vazhdoheni të trajnoheni, porosia ime është që në asnjë formë të mos bëni kompromis me atdheun”, tha Rama.

Mes tjerash është lexuar edhe urdhri për gradim për gjeneratën 2019, për dy kadete femra, dhe tetë kadetë meshkuj.

Kadetët e diplomuar janë: Ardit Gashi, Denis Bitri,Ylli Abazi, Valdrin Ismajli, Ardit Deliu, Dritëro Bajrami, Samet Kadria, Endrit Hati, Jeta Berisha dhe Ilirianë Bunjaku. Të njëjtit në fund kanë bërë betimin para komandantit të qendrës. Dritëro Bajramit dhe Naim Smakolli, u janë ndarë mirënjohje për merita të veçanta./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori