LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet fizike janë të domosdoshme për shëndet të mirë mendor dhe fizik – pse është e rëndësishme të keni palestër në lagjen tuaj?

Ushtrimet fizike janë të domosdoshme për shëndet të mirë mendor dhe fizik – pse është e rëndësishme të keni palestër në lagjen tuaj?

Të gjithë e kemi dëgjuar me qindra apo mijëra herë se ushtrimet e rregullta fizike janë të mira për ju dhe shëndetin tuaj.

Por nëse jeni si shumica e njerëzve, jeni të zënë, e keni një punë që ju kërkon të qëndroni ulur tërë kohën dhe jeni të angazhuar me gjëra tjera, me siguri se nuk gjeni kohë mjaftueshëm për të qenë të rregullt në palestër.


Faktikisht, ushtrimet e rregullta fizike sjellin shumë përfitime shëndetësore.

Disa prej këtyre përfitimeve janë:

– Ju ndihmojnë ta kontrolloni peshën
– E ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës
– Ju ndihmojnë ta lini cigaren
– Jua përmirësojnë shëndetin mendor dhe disponimin
– Ju ndihmojnë të keni mendje të mprehtë me moshën
– Jua forcojnë eshtrat dhe muskujt
– Jua përmirësojnë gjumin dhe shëndetin seksual
– Ju ndihmojnë të jetoni më gjatë, etj.

Siç tregojnë ekspertët, një prej arsyeve kryesore se përse njerëzit nuk shkojnë në palestër është te mungesa e kohës. Pra një pjesë e madhe e njerëzve hezitojnë të shkojnë në palestër për shkak të ngarkesës në trafik, për shkak se merr shumë kohë vajtja-ardhja, etj.

Sidoqoftë, këtë problem nuk e kanë në kompleksin banesor Linda Premium Residence, që po jetësohet nga Al Trade Center.

Në kompleksin Linda Premium Residence, përveç hapësirave gjelbëruese, mjekut të lagjes e shumë karakteristikave tjera të standardit botëror, aty ka edhe palestër për ushtrime fizike e cila është shumë afër banorëve.

Në këtë mënyrë, të gjithë banorët do të munden të shkojnë rregullisht në palestër pa humbur kohë. Palestra do t’i ketë të gjitha pajisjet moderne, dushe dhe shumë gjëra tjera.

Ushtrimet fizike ndër tjerash jua rrisin produktivitetin dhe jua lehtësojnë stresin. Prandaj është shumë e rëndësishme që ta keni një rutinë me ushtrime të rregullta fizike!

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Katër lule helmuese të cilat vrasin me një fletë: Të bukura, por jashtëzakonisht vdekjeprurëse!

Katër lule helmuese të cilat vrasin me një fletë: Të bukura, por jashtëzakonisht vdekjeprurëse!

Lule
Kalo në kategori