LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime për forcim të sistemit limfatik: Nëse keni inflamacion, këto janë ushtrimet do t’ju shpëtojnë!

Ushtrime për forcim të sistemit limfatik: Nëse keni inflamacion, këto janë ushtrimet do t’ju shpëtojnë!

Nyjat limfatike janë pjesë e rëndësishme e sistemit të imunitetit, sepse pengojnë hyrjen e substancave të dëmshme në gjithë trupin

Gjatë infeksionit, limfocitet grumbullohen në nyja, për këtë arsye ato rriten në madhësi.


Çfarë duhet të bëni në raste të tilla dhe si të shmangni komplikimet – lexoni për këtë në artikull, transmeton Telegrafi.

Nyjat limfatike mund të inflamohen për arsye të ndryshme. Nëse ato janë të dendura dhe të zmadhuara në mënyrë simetrike, mund të tregojë praninë e leucemisë limfocitare – të çrregullimit serioz të gjakut.

Gjithsesi, ia vlen të konsultoheni me mjekun, diagnoza në kohë mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjes.

Në mënyrë që të parandalohet inflamacioni serioz i nyjave limfatike, është i nevojshëm kullimi limfatik.

Një teknikë e thjeshtë mund të ndihmojë në parandalimin e ngufatjes limfatike dhe përmirësimin e qarkullimit të limfës.

Teknika përfshin e kërcimet e forta në vend – duhet të qëndroni në gishtërinjtë tuaj, të drejtoni shpinën, të tërhiqni stomakun dhe të kërceni disa herë.

Ju nuk keni nevojë të hidheni lart, e rëndësishme është të hidheni shpejt. Çdo ditë duhet të bëni nga 100 kërcime me pauza në mënyrë që të mos ketë efekte anësore.

Nëse keni probleme me ënjtjen dhe peshën trupore, patjetër duhet të veproni kështu:

∙ qëndroni në prag të derës apo në shkallë në lartësi prej 5 cm;
∙ tërhiqeni stomakun dhe drejtojeni shpinën;
∙ qëndroni në gishta, pastaj vrullshëm lëshohuni në thembra.

Ky ushtrim posaçërisht do t’u ndihmojë në normalizimin e qarkullimin limfatik atyre të cilët bëjnë jetë duke qëndruar ulur dhe praktikisht nuk merren me asnjë sport. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori