LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ruse vazhdon sulmet mbi qytetet ukrainase, godet fabrikën e raketave – nga shpërthimi u plagosën 30 civilë

Ushtria ruse vazhdon sulmet mbi qytetet ukrainase, godet fabrikën e raketave – nga shpërthimi u plagosën 30 civilë

Një shpërthim i madh tronditi qytetin ukrainas të Khmelnytskyi, pasi Rusia dërgoi 21 dronë në një fabrikë raketash, duke shkaktuar një top të madh zjarri që plagosi 30 njerëz.

Siç raporton Daily Mail, Vladimir Putin duket se synon depot e municioneve në perëndim të Ukrainës, transmeton Telegrafi.


Sipas të dhënave të Administratës Shtetërore në rajonin Khmelnytskyi, vetëm dy persona u shtruan në spital nga pothuajse 30 të plagosur.

Rekord humbjesh që nga fillimi i luftës, ukrainasit rrëzojnë një bombardues, aeroplan luftarak dhe dy helikopterë rusë
Lexo po ashtu Rekord humbjesh që nga fillimi i luftës, ukrainasit rrëzojnë një bombardues, aeroplan luftarak dhe dy helikopterë rusë

Rusët thuhet se kanë sulmuar Ukrainën gjatë natës me dronët Shahed. Paralajmërimi për sulm ajror u dëgjua në orën 3:05 të mëngjesit, dhe brenda një ore banorët dëgjuan shpërthime të forta.

Katër dronë goditën një objekt ushtarak dhe shkaktuan një shpërthim që dëmtoi ndërtesat e banimit aty pranë, si dhe ndërtesa të tjera.

Gjithashtu është bërë e ditur se 17 dronë të tjerë rus u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Rusët bombarduan qytetin e përfaqësueses së Ukrainës në Eurovision, dhjetë minuta para performancës në finale
Lexo po ashtu Rusët bombarduan qytetin e përfaqësueses së Ukrainës në Eurovision, dhjetë minuta para performancës në finale

Administrata ushtarake e rajonit Khmelnytskyi njoftoi:

“Sot, armiku përsëri sulmoi Khmelnytskyi me një dron, duke goditur një nga objektet kritike të infrastrukturës në rajon, i cili ndodhet jashtë vendbanimit. Megjithatë, deri më tani kemi 21 persona të lënduar. Dy u shtruan në spital, të tjerët morën ndihmë mjekësore dhe u transferuan në mjekim ambulator”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori