LAJMI I FUNDIT:

Rusët bombarduan qytetin e përfaqësueses së Ukrainës në Eurovision, dhjetë minuta para performancës në finale

Rusët bombarduan qytetin e përfaqësueses së Ukrainës në Eurovision, dhjetë minuta para performancës në finale

Vendlindja e përfaqësuesve të Ukrainës në Eurovision u godit nga raketat ruse pak çaste përpara se grupi të dilte në skenë në Liverpool.

Kreu i administratës shtetërore rajonale, Volodymyr Trush, konfirmoi se dy persona u plagosën, transmeton Telegrafi.


Kryebashkiaku i Ternopilit, Serhij Nadal, konfirmoi se magazinat ishin dëmtuar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës akuzoi Rusinë se kishte sulmuar rajonet e Kievit dhe Ternopilit, para dhe gjatë performancës së Tvorchi në Eurovision Song Contest.

Trupat ukrainase përparojnë në dy drejtime drejt Bakhmutit - por situata në qendër të qytetit është më e ndërlikuar
Lexo po ashtu Trupat ukrainase përparojnë në dy drejtime drejt Bakhmutit - por situata në qendër të qytetit është më e ndërlikuar

Dhjetë minuta para se të dilte në skenë në Liverpool Arena, përfaqësuesi i Ukrainës postoi në Instagram duke cituar një raport për një sulm në Ternopil në perëndim të Ukrainës.

Pas performancës ai shtoi: “Ternopil është emri i vendlindjes sonë që u bombardua nga Rusia, ndërsa ne ishim në skenën e Eurovizionit duke kënduar për zemrat tona të çelikut, paepur dhe vullnet”.

Ai theksoi mbështetjen për të gjitha qytetet që bombardohen shpesh.

Rusia u përpoq të shkatërronte sistemin Patriot në Ukrainë me raketë hipersonike, por e pësoi shumë më keq
Lexo po ashtu Rusia u përpoq të shkatërronte sistemin Patriot në Ukrainë me raketë hipersonike, por e pësoi shumë më keq

“Ky është një mesazh për të gjitha qytetet e Ukrainës që bombardohen çdo ditë. Kharkiv, Dnipro, Khmelnytskyi, Kiev, Zaporizhzhia, Uman, Sumy, Poltava, Vinnytsia, Odesa, Mykolaiv, Chernigov, Kherson dhe të gjithë të tjerët. Evropë, bashkohuni kundër së keqes për hir të paqes!”, ka shkruar ai.

Në fund të performancës së tyre, përfaqësuesit e Ukrainës mbajtën grushtat në ajër, ndërsa interpretues nga kombe të tjera u panë duke valëvitur flamurin e kaltër dhe të verdhë të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori