LAJMI I FUNDIT:

Ushtari që vrau dy gra të cilat i njohur nëpërmjet internetit, besohet të jetë vrasësi i parë serik në Qipro (Foto)

Ushtari që vrau dy gra të cilat i njohur nëpërmjet internetit, besohet të jetë vrasësi i parë serik në Qipro (Foto)

Është arrestuar një pjesëtar i ushtrisë së Qipros, që vrau dy gra të cilat i njohur përmes platformave të njoftimit në internet, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të bijën gjashtëvjeçare të njërës prej viktimave.

Zyrtarët policorë kanë thënë se po përballen me një rast të ‘paprecedent’ kriminal, pasi trupat e të dy grave, që besohet të jenë nga Filipinet, u gjetën në ujërat e një miniere të përmbytur, transmeton Telegrafi.


Zhytësit policorë, janë duke bërë hulumtime në një liqe në afërsi të kryeqytetit Nikozia, me shpresë se do të gjejnë edhe trupin e fëmijës.

Derisa po mbahet në arrest, ky ushtar po besohet të jetë vrasësi i parë serik në Qipro, meqë është krimi i parë i këtij lloji që ka ndodhur në këtë ishull.

“Kur i gjetëm trupat, ai pranoi se i ka mbytur dhe hedhur në minierën e braktisur. Të dyja i ka dhunuar, ndërsa njërën prej tyre e mbyti me ngufatje” thuhet në raportin policor.

Megjithëse ka pranuar se e hodhi edhe gjashtëvjeçaren, ende nuk po mund të gjendet trupi saj, të që bashkë me nënë e hodhi gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/