LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët amerikanë të ulur në cepin e aeroplanit, mbanin këmbët përjashta derisa niseshin për manovra (Foto)

Ushtarët amerikanë të ulur në cepin e aeroplanit, mbanin këmbët përjashta derisa niseshin për manovra (Foto)

Në aeroplanin e US Air Force, që po nisej për manovra nga një luginë në Walles, u pa edhe një skenë e rrallë dhe jo shumë e përshtatshme.

Dy ushtarë ishin ulur në cep të pjesës së pasme të C-130 Hercules dhe kishin nxjerrë këmbët përjashta, ndërsa ndodheshin në afro 80 metra lartësi, transmeton Telegrafi.


Madje, ushtarja edhe kolegu i tij, dukeshin në humor të mirë, ndërsa fluturakja lëvizte me afro 500 kilometra në orë.

Ushtarët e ulur në cep të aeroplanit

Forcat amerikane, në bashkëpunim me ato britanike, vazhdimisht kryejnë manovra të ndryshme, si kësaj radhe që lëvizën në zonën e caktuar të fluturimit të ulët ushtarak.

Me kërkesën e US Air Force, për një fluturake që do dërgonte trupa për të shërbyer në Luftën e Koresë, C-130 Hercules është dizajnuar nga Lockheed Martin.

Aeroplani ushtarak C-130 Hercules

Fluturakja ushtarake i ka katër motorë të mëdhenj dhe hapje krahësh prej 40 metrash, teksa në bordin prej afro 30 metrash mund të vendoset ngarkesë deri në 22 tonelata. /Telegrafi/