LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët amerikanë stërvisin FSK-në, njëri nga ata me emblemë të UÇK-së në krah

Ushtarët amerikanë stërvisin FSK-në, njëri nga ata me emblemë të UÇK-së në krah

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar stërvitje bashkë me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane. Disa javë stërvitje me ushtrinë më të fortë në botë kanë kulmuar sot me disa ushtrime taktike.

Në këtë stërvitje të FSK-së me forcat e Shteteve të Bashkuara, e cila u realizuara në territorin e Kosovës, u simuluan situata lufte ku ushtria vepron.


Gjithashtu u treguan veprime të ushtrisë edhe në raste kur nevojitet ndihmë për qytetarët.

Gjuajte dhe reagime të tjera të nevojshme në situata të rrezikshme, ishin veprimet e pjesëtarëve të ushtrisë më të re në Evropë bashkë me të cilët ishin amerikanët në rolin e këshilltarit.

E tek këta të fundit kishte diçka tejet të veçantë. Amerikani në uniformë ushtarake duket se kishte marrë dhuratë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e kishte vendosur në krah.

Stërvitjet e Forcave Operative Speciale Amerikane me Forcën e Sigurisë së Kosovës janë zhvilluar për disa javë rresht.

Forcat e ushtrisë amerikane kanë zhvilluar trajnime edhe me Njësinë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori