Hulumtimi më i ri i Universitetit në Londër ka treguar që fëmijët të cilët hanë më shumë “ushqim të shpejtë” zhvillojnë koeficient më të vogël të inteligjencës sesa fëmijët që rregullisht hanë gjellë të zier të freskët
Ushqimi i fëmijëve ka ndikim të madh në koeficientin e inteligjencës, madje edhe kur merren parasysh edhe të gjithë faktorët e tjerë të mundshëm, si inteligjenca në moshën e hershme dhe gjendja financiare e familjes.
Në hulumtim kanë marr pjesë 4000 fëmijë skocezë në mes tre dhe pesë vjeç, ndërsa janë krahasuar edhe efektet e “ushqimit të shpejtë” me efektet e shujtave të freskëta.
Mjekja Sophie von Stumm ka deklaruar që rezultatet janë të pritshme.
“Arsyeja e shëndoshë thotë që ushqimi të cilin e hamë do të ndikojë në zhvillimin e trurit, por hulumtimet e mëhershme kanë qenë të fokusuara në efektet e grupeve specifike të ushqimeve në vend se në llojet e shujtës”, ka thënë ajo.
Ky hulumtim do të ndihmojë në ofrimin e dëshmive të forta në kampanjat e ndryshme publike, qëllimi i të cilave është të reduktojnë sasinë e “ushqimit të shpejtë” të cilin e hanë fëmijët në Britani.
Von Stumm thekson që hulumtimi ka treguar që dallimet në ushqyerjen e fëmijëve në masë të madhe janë edhe problem shoqëror.
Nënat dhe etërit me të ardhura më të vogla shpesh kanë më pak kohë për përgatitjen e shujtave të freskëta për fëmijët e tyre. Ata fëmijë arrijnë rezultatet më të dobëta në testet e inteligjencës dhe shpesh kanë probleme në shkollë.
Rezultate të ngjashme ka dhënë edhe hulumtimi në Australi, i publikuar këtë vit, i cili ka treguar që fëmijët të cilët hanë “ushqim të shpejtë” mesatarisht kanë koeficient të inteligjencës dy pikë më të ulët se moshatarët e tyre që hanë ushqim të shëndetshëm.
Gjithashtu, hulumtimi i publikuar në SHBA, po ashtu ka treguar që fëmijët të cilët hanë pica dhe ushqim të fërguar para moshës trevjeçare kanë deri në pesë pikë koeficient më të ulët të inteligjencës se moshatarët e tyre që kanë ngrënë ushqim të zier me pemë dhe perime. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre