LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i cili ia kthen balancën gjëndrës tiroide: Katër super artikuj të cilët mbrojnë trupin nga sëmundja

Ushqimi i cili ia kthen balancën gjëndrës tiroide: Katër super artikuj të cilët mbrojnë trupin nga sëmundja

Funksionimi normal i gjëndrës tiroide është i domosdoshëm për shëndetin e gjithë organizmit

Ky është ushqimi i cili këtë gjëndër të rëndësishme do ta kthejë në ekuilibër! – transmeton Telegrafi.


Perimet që kanë formën e lakrave (lakra, lakra e kuqe, lulelakra, lakra me gjethe, brokoli, rrepa e ëmbël) me marinim dhe zierje të shkurtër në zjarr mesatar në sasi të vogël uji dhe më pak se 10 minuta nuk do të humbin enzimat e domosdoshme për luftë kundër sëmundjes së gjëndrës tiroide, transmeton Telegrafi.

Poashtu, edhe me absorbimin e mirë të glukozinolateve në gjak, karbohidratet do të mund të treten më lehtë, ndërkaq do të zvogëlohet edhe prania e goitrogjeneve.

Arra braziliane është e pasur me selen, ndërkaq ky mineral esencial mbron gjëndrën tiroide nga dëmtimet. Nëse hamë vetëm tri arra braziliane në ditë, do të fusim mjaft selen në organizëm.

Algat janë burim i shkëlqyeshëm natyral i mineraleve,duke përfshirë edhe jodin i cili është kyç për punën e drejtë të gjëndrës tiroide.

Perimet me fletë të gjelbra janë të pasura me klorofil, i cili është i rëndësishëm për gjithë shëndetin, mirëpo edhe për shëndetin e gjëndrës tiroide, sepse për vete lidh toksinat, të cilat pengojnë punën e drejtë të kësaj gjëndre të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori