Kur është fjala për shëndetin oral, dentistët thonë se nuk mjafton vetëm pastrimi i dhëmbëve, por ka rëndësi edhe ushqimet të cilat i hani.

Ajo çfarë hamë luan rol tejet të rëndësishëm në shëndetin tonë oral, thotë dentisti Dr. Stepen Lin, i cili ka treguar për ushqimet të cilat duhet t’i konsumojmë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, nga sugjerimet e tij edhe mund të befasoheni, ku në listën e ushqimeve të cilat janë të mira për shëndetin e dhëmbëve janë edhe gjalpi, sallami dhe djathërat e butë.

“Dhëmbët janë organe të gjalla dhe kërkojnë ushqim të duhur për t’u rigjeneruar dhe për t’i mirëmbajtur nivelet e shëndetshme të smaltit dhe dentinit”, ka treguar ai.

Nëse konsumoni mjaftueshëm vitamina dhe minerale, dhëmbët tuaj do të rigjenerohen në mënyrë natyrale, do të mbesin të fortë dhe të shëndetshëm.

Ndër vitaminat më të mira për shëndetin e dhëmbëve janë: vitamina A, vitamina D, vitamina K2 dhe vitamina E. /Telegrafi/