LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet më të pasura me biotin

Ushqimet më të pasura me biotin

Për rëndësinë e biotinit keni lexuar (mund të lexoni) në artikullin paraprak. Ndërsa për ushqimet e pasuara me biotin, lexoni në vijim.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407

Ushqimet e detit
Ushqimet e ndryshme të detit si tuna, salmoni dhe sardelet janë burim i shkëlqyeshëm i biotinës.


Mishi
Mish i kuq, salmoni, shojzat, mëlçia, gjeldeti, dhe mishi i lopës përmbajnë biotin dhe mund të ndihmojnë për shmangien e pamjaftueshmërisë së tij.

Vezët
E verdha e vezës, gjendet lehtësisht nëpër të gjitha shtëpitë dhe pëlqehet nga shumica. Ndihmon poashtu në mirëmbajtjen e shëndetshme të flokëve dhe thonjve.

Produktet e qumështit
Produktet si qumështi, gjiza, djathërat e ndryshëm janë burim i biotinit. Qumështi i lopës si dhe i dhisë përmban biotin.

Soja
Soja përmban sasi të konsiderueshme të biotinit, kurse qumështi i saj nuk përmban këtë përbërës.

Perimet
Perimet si sallata zvicerane (swiss chard), sallata e gjelbër, trangujt, lakra, spinaqi, gjenden lehtësisht në treg dhe përmbajnë biotin.

Pemët
Pemët që përmbajnë biotin janë bananet, avokado, luleshtrydhet, mjedrat, etj. Avokado është më e pasura dhe ndihmon për një lëkurë të shëndetshme.Arrat
Kikirikët, bajamet, lajthitë, arrat përmbajnë biotin. Këto gjithashtu përmbajnë sasi të
konsiderueshme të omega-3 acide të yndyrshme të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të lëkurës, thonjve dhe flokëve.

Manaferrat
Manaferrat, dredhëzat, boronica, lëngu i kokosit përmbajnë biotin dhe rrisin nivelin e energjisë.
Këto përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C dhe janë antioksidantë të fuqishëm.

Pijet
Pijet si çaji i zi, kafja, birra, vera kanë një sasi të vogël të biotinit. Ndonëse mund të përmbushin nevojat ditore, duhet të merren në sasi të vogla për shkak të përmbajtjes së kafeinës.

Farat e lulediellit
Farat e lulediellit janë një ndër burimet më të pasura të biotinës. Ato poashtu përmbajnë hekur, kalium, kalcium, magnez, vitaminë E, dhe vitaminë B.

Këshilla të rëndësishme:
Në raste të mungesës së biotinit, preferohen suplemente që përmbajnë dozën, psh., 3000 mcg, transmeton Telegrafi.
Sikurse që e kemi përmendur në artikullin e mëparshëm, biotini ndihmon në metabolizmin e ushqimit që hani dhe vëreni ndryshim në thonj, flokë, dhe lëkurë. Pra, nëse nuk hani ushqim para përdorimit, gjasat janë që nuk do të keni rezultate të kënaqshme sepse trupi juaj nuk do të ketë çfarë të tretë. /Telegrafi/