LAJMI I FUNDIT:

„Urime faljen“ – aksion gueril në promovimin e doktoratës së Jankuloskës

„Urime faljen“ – aksion gueril në promovimin e doktoratës së Jankuloskës

Një grupi i manastirasve të ri sot në mëngjes me një aksion gueril ia uruan doktoratën ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankuloska, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton META, dy persona të rinj me transparentë „Urime faljen“ kanë hyrë në promovimin solemn të doktorëve të shkencave, në rektoratin e Universitetit të Manastirit „Shën Klimenti i Ohrit“, ku Jankuloska është promovuar për doktor shkencash në Fakultetin e sigurisë.


Pesë minuta pas ngjarjes, rektori i Universitetit, Sasho Korunovski u ka kërkuar falje të pranishmëve.

– Kërkojmë ndjesë për incidentin. Me krenari mund të themi se çdo kandidat që ka arritur deri te titulli doktor i shkencave, si shkallë e përgatitjes profesionale, ka kaluar nëpër një proces serioz të seleksionimit – ka thënë Korunovski, duke kërkuar edhe njëherë falje për incidentin./Telegrafi/