LAJMI I FUNDIT:

Urime dhe gëzuar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

Urime dhe gëzuar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

Të gjithë kemi nevojë që jetën t’ia dedikojmë profesionit, jo thjesht vetëm për ndjenjën e sakrificës, por edhe për ndjenjën e kënaqësisë! Secili duhet të futet në nxehtësinë e shpirtit të tij, që ta kultivoj dhe jetësojë qëllimin e mirë dhe të drejtë. Ne mund të jetojmë dhe veprojmë shumë më gjatë, nëse bashkëpunojmë dhe jetojmë për njëri-tjetrin. Sa më shumë përpiqemi, aq më shumë i japim jetës sonë jetë. E në fund, jeta shkon shumë larg… Të mundohemi ta shikojmë anën e mirë të secilit, dhe do ta gjejmë një thesar, në çdo frymëmarrje, në çdo zemër.

Është koha që të fillojmë dhe të mendojmë edhe më shumë për të ardhmen që na pret. Të përpiqemi të krijojmë mundësi të reja, për fëmijët, familjet dhe popullin tonë të dashur, në mënyrë që e ardhmja e përbashkët, të jetë e përfshirë në paqe, dashuri, siguri edhe përparim.

Andaj, për secilin nga NE, arritja e sukseseve në jetë përbën kulmin e rezultateve ku pas çdo suksesi, kërkohet vullnet dhe punë dhe puna në vetvete, përmban dobi dhe kënaqësi. Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët ngrihen çdo mëngjes për ta bërë atë realitet thoshte sipërmarrësi amerikan Wayne Huizenga.

Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, për Festën e 1 Majit, kompania Viva Fresh Store ka dekoruar një numër të madh të punëtoreve të cilët kanë dhënë kontribut të palodhshëm për më shumë së 10 vite. Viva Fresh Store nuk do të ishte këtu ku është sot pa kontributin e secilit punëtorë e bashkëpunëtorë, të cilët për vite të tëra u angazhuan që kjo kompani të bëhet lider i marketeve në Kosovë.

Urime dhe Gëzuar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve!
Viva Fresh Store
…e Familjes!

Artikull i sponzorizuar