Urdhri i Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit: Qëlloni izraelitët në stadium, sepse ky është vullneti i profetit
Katër shqiptarët e arrestuar në Shkodër, si të implikuar me organizatën terroriste ISIS, kishin planifikuar të sulmonin stadiumin “Loro Boriçi” me eksploziv dhe më pas me automatikë teksa do të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Izrael.
Urdhri për sulm ka mbërritur nga disa luftëtarë nga Kosova që luftojnë për ISIS-in në Siri. Lavdërim Muhaxheri, që drejton një batalion rekrutësh nga Ballkani, dhe Ridvan Haqifi – po ashtu drejtues i një grupimi rekrutësh në Siri – kanë urdhëruar që të sulmohen të pafetë (izraelitët), ku të luanin futboll në stadium.
Në komunikimet që Muhaxheri, Haqifi dhe disa persona të tjerë në Kosovë kanë mbajtur nëpërmjet rrjetit “Skype”, është biseduar se duhet patjetër të sulmohet, pasi “kështu ishte vullneti i profetit”.
Muhaxheri dhe Haqifi, në bisedat e kryera mësohet të kenë pohuar se shteti i Kalifatit e ka miratuar këtë sulm dhe se sapo të kryhej do të merrte përsipër autorësinë e këtij akti që, siç e quanin ata, ishte i devotshëm.
Ndër të tjera, Muhaxheri dhe Haqifi, nëpërmjet urdhrave të tyre që transmetoheshin tek celula e tyre në Kosovë dhe më pas kjo e fundit ia transmetonte imamit të vetëshpallur Xhezair Fishti, kërkonin me insistim sulmi me armë në burgun ku qëndrojnë nëntë personat e arrestuar dy vite më parë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, mes të cilëve dhe dy imamët e vetëshpallur – Genci Balla dhe Bujar Hysi.
Të dyja këto sulme duhej t’i kryenin dy celula, ajo nga Kosova dhje ajo nga Shqipëria, njerëzit e të cilave duhet të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, fillimisht për të sulmuar izraelitët.
Në këto takime mes dy celulave, shqiptarët kishin zgjedhur berberin Ergys Faslija, mjekun Bekim Protopapa, Medat Hasani dhe imamin e vetëshpallur të një xhamije në Dibër, Xhezair Fishti. Ky i fundit ka qenë dhe personi që hynte dhe dilte në Kosovë, me argumentin e mbajtjes së ligjëratave në xhami dhe organizimeve fetare. Fishti kështu merrte urdhrat në Kosovë që vinin nga Muhaxheri e Haqifi, dhe më pas i transportonte këto urdhra tek celula e tyre në Shkodër.
Në bisedat e përgjuara mes tyre, SHISH dhe Prokuroria kanë konstatuar se anëtarët e dy grupeve shfaqin pakënaqësi ndaj sistemit, pakënaqësi ndaj dënimeve të disa imamëve në Kosovë dhe Shqipëri, madje u bëhet thirrje dhe lutje fetare që këto burgje të sulmohet patjetër, nëpërmjet hakmarrjes së tyre.
Gjithashtu, në bisedat e përgjuara, kërkohet hakmarrje edhe për gjyqtarët që kanë dhënë këto vendime.
I gjithë materiali referues i nisjes së hetimeve dhe arrestimi në Shqipëri i katër personave dhe Kosovë të nëntë të tjerëve e tre personave në Maqedoni, ka ardhur nga shërbimet inteligjente partnere, të cilat kanë fiksuar biseda për kryerje të akteve terroriste.
Për këto dyshime, është bërë edhe ndërhyrja për arrestimin e tyre për të evituar çdo incident të mundshëm si për lumturimin e 38 martirëve katolikë në meshën e Shkodrës ashtu edhe para dhe gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, që tashmë do të zhvillohet në Elbasan. /Shqiptarja.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur