“Kjo nënkupton se, në rast se ka filluar të përdoret dhe të ribotohet, kjo nuk është bërë me aprovim të Këshillit Botues të UP-së. Pra Universiteti i Prishtinës nuk është botues i këtij libri. Gjithashtu Fakulteti Juridik i UP-së konfirmon se syllabusi i lëndës ‘Kriminalistika’ nuk përmban këtë libër në mesin e teksteve obligative për përgatitjen e provimit, si dhe nuk gjendet në hapësirat e këtij fakultetit të cilat janë të dedikuara për ofrim të teksteve universitare. Universiteti i Prishtinës nuk është përgjegjës për inspektim apo ndalim të botimeve private apo të botimeve të shtëpive botuese, prandaj edhe nuk mban përgjegjësi për botime të cilat realizohen jashtë UP-së”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të UP-së. /Telegrafi/