Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2020/2021, ku këtë vit akademik është paraparë që të pranohen 6 mijë e 638 studentë në 14 njësi akademike.
Nga numri prej 6 mijë e 638 studentëve, UP ka paraparë që deri në 12 përqind apo deri në 787 studentë të jenë nga komuniteti joshumicë. Po ashtu, është paraparë edhe regjistrimi i studentëve që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.
Provimet pranuese për shkak të pandemisë COVID-19, do të mbahen në katër ditë të ndryshme, me qëllim që njësitë akademike të kenë hapësira të mjaftueshme për të organizuar testimin.
Prorektori për mësim dhe çështje të studentëve, Hysen Bytyqi, thotë për KosovaPress, se për studentët të 14 njësitë akademike ofrojnë 70 programe studimore.
“Sot kemi shpallur konkursin për regjistrim të studentëve të rinj në nivelin bachelor, kjo mundësi do t’iu jepet 6638 studentëve në 14 njësi akademike sa ka UP dhe të cilët do të jenë të regjistruar në 70 programe studimore, të cilat janë programe jashtëzakonisht atraktive. Në përgjithësi konkursi do të jetë i hapur deri më datën 30 shtator, respektivisht 30 shtator ora 16:00”, thotë ai.
Bytyqi thotë se provimet pranuese do të mbahen më datën 2, 3, 5 dhe 6 tetor, derisa thekson se të gjitha njësitë akademike janë mobilizuar që të ruajnë shëndetin e të gjithëve.
“Njësitë akademike janë të mobilizuara në masën maksimale që të ruajnë shëndetin e të gjithëve, pavarësisht aplikantëve apo punëtorëve administrativ, apo punëtorëve akademik, të gjithë njëjtë, kjo është prioriteti jonë. Ne kemi edhe një përvojë në këtë drejtim sepse Universiteti i Prishtinës në afatin e qershorit dhe në afatin tani që po e organizojmë në shtator kemi organizuar provimet me prezencë fizike të studentëve, zatën kjo ka qenë edhe kërkesë e studentëve, e gjithë kjo është organizuar në grupe të vogla dhe deri më tani nuk kemi probleme të cilat janë paraqitur sa i përket kësaj”, thotë ai.
E në funksion të ruajtjes së shëndetit nga pandemia COVID-19, Bytyqi thotë se kanë paraparë që provimet pranuese për njësitë akademike të organizohen në 4 ditë, me qëllim që ato të kenë më të lehtë të respektojnë rregullat e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.
“Tani në këtë e kemi shpërndarë në 4 ditë gjithmonë duke mundësuar apo ofruar në dispozicion njësive akademike të gjitha ndërtesat, hapësirat e ndryshme fizike dhe infrastrukturën që ka Universiteti i Prishtinës në dispozicion, që të mundësojë që provimi pranues të realizohet në grupe sa më të vogla. Natyrisht kjo nënkupton edhe masa të tjera, dezinfektues të ndryshëm, me të gjitha ato që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i jep rekomandime”, deklaroi ai.
Sa i përket kritereve të pranimit, Bytyqi deklaron se provimi pranues do të ketë 40 përqind, ndërsa 30 përqind do të varet nga suksesi dhe 30 përqind nga testi i maturës.
“I gjithë suksesi i viteve paraprake mban peshën 30 përqind, 30 përqind vijnë nga pikët e fituara nga aplikantët në testin e maturës dhe 40 përqind mbetet për pikët në provimin pranues, i cili është specifik për çdo njësi akademike dhe për çdo program studimor duke u bazuar në karakteristikat, respektivisht në përgatitjet paraprake që duhet të kenë aplikantët në mënyrë që kur të regjistrohen të jemi të sigurt se ata aplikantë do të korrin rezultat të mirë”, thotë ai.
Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të jetë i hapur deri më 30 shtator, ndërsa ende nuk dihet kur do të mbahet afati i dytë për pranimin e studentëve.
Përndryshe, konkurse për pranimin e studentëve ka hap edhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, Universiteti i Gjilanit dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën