LAJMI I FUNDIT:

Unversiteti ‘Kadri Zeka’ nderon eurodeputetin Lukas Mandl

Unversiteti ‘Kadri Zeka’ nderon eurodeputetin Lukas Mandl

Universiteti publik i Gjilanit, “Kadri Zeka”, ka njoftuar se do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa”,  eurodeputetin Lukas Mandl.

Ceremonia do të mbahet të premten e kësaj jave në orën  15:00 në Teatrin Gjilanit.

Titulli i nderit i jepet me motivacionin “për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë”.

Gjithashtu, Mandl nderohet edhe për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës, për kontribut në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian.

Në arsyetim shkruan gjithashtu që Mandl nderohet edhe për kontributin e tij në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi, për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP), për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës.

“Vendi ynë është me fat që ka miq të tillë, ndërsa Universiteti Publik “Kadri Zeka” është i nderuar dhe krenar që i jep çmimin më të lartë personaliteteve si z. Lukas Mandl”, shkruan në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori