LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Tetovës e përkujtoi Akademik Fehmi Aganin

Universiteti i Tetovës e përkujtoi Akademik Fehmi Aganin

Katedra e Sociologjisë e Universitetit të Tetovës, përmes një organizimi nga Klubi i sociologëve “Fehmi Agani”, iu bashkua sot shënimit të 20 vjetorit të vdekjes së profesorit të shquar të sociologjisë, Prof. Dr. Fehmi Agani. Sot mbushen dy dekada nga vrasja e filozofit, sociologut, politikologut dhe akademikut shqiptar Fehmi Agani, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në shtet-ndërtimin e Kosovës, por edhe në çështjen shqiptare në përgjithësi.

Dekani i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Ibish Kadriu e çmoi lartë figurën e sociologut Fehmi Agani. Sipas tij, Agani radhitet si njëri nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, Agani dha kontribut të madh për ngritjen arsimore dhe shkencore të gjeneratave të reja nga të gjitha trojet shqiptare. “Fehmi Agani mbahet mend si profesor i ndërgjegjshëm që arriti të krijojë raporte të mira miqësie me studentët dhe kolegët. Ai shpjegonte çështje me rëndësi sociologjike dhe jepte sugjerime nga jeta praktike e gjeopolitike”, tha Kadriu.


Shefi i Katedrës së Sociologjisë në Universitetin e Tetovës, Prof. Dr. Abdylnaser Sinani, njëherit edhe nismëtar i themelimit të “Klubit të Sociologëve” në UT, tha se vepra shkencore dhe konkrete e Fehmi Aganit ishte e madhe dhe sado që të flitet për të është shumë pak.

“Fehmi Agani do të radhitet gjithnjë në mesin e profesorëve që dha kontribut themeltar edhe në politikën gjithëkombëtare dhe mbi idetë e tij qëndroi shtetndërtimi i sotëm i Kosovës, si dhe rrjedhat e suksesshme sociologjike të shqiptarëve në përgjithësi”, tha Prof. Dr. Abdylnaser Sinani.

Studentët e viteve të para, të dyta dhe të treta të drejtimit të Sociologjisë në Universitetin e Tetovës, treguan pikëpamjet e tyre mbi tre vëllimet e Fehmi Aganit. Mbi vëllimin e parë “Në rrjedha të mendimit sociologjik” folën studentet Mirjeta Jusufi dhe Blerina Imeri, mbi vëllimin e tretë “Demokracia, kombi, vetëvendosja” folën studentet e vitit të dytë, Rina Jusufi dhe Anila Kaziu, ndërsa mbi vëllimin e tetë “Intervista, reagime” foli studentja e vitit të tretë, Kujtime Zeqiri. Absolventi i drejtimit të sociologjisë, Jeton Fazlia foli për biografinë e profesorit Fehmi Agani.

Klubi i sociologëve “Fehmi Agani”, për nder të këtij përvjetori i nderoi me mirënjohje për kontributin e tyre në lëmin e sociologjisë dhe për motivim të studentëve, profesorët e katedrës së sociologjisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori