LAJMI I FUNDIT:

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, probleme me hapësirat (Video)

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, probleme me hapësirat (Video)

Në mungesë të hapësirave, Universiteti “Nënë Tereza”, do të zgjerojë aktivitetet akademike edhe në hapësirat shkollës fillore “Kongresi i Manastrit” ku gjithashtu veprojnë edhe drejtimet e disperzuara të USHT-së. Universiteti i ri gjithë veprimtarinë akademike e ka nisur pa hapësirat e premtuara në kazermën Ilinden.

Gjatë promovimit të këtij universiteti, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit kishin premtuar madje një kampus modern universitar, por deri më sot nuk është bërë asnjë lëvizje për realizimin e këtij premtimi. Se ky projekt është larg jetësimit flet edhe paralajmërimi i rektorit, Aziz Pollozhani për Alast-M tha se nga shtatori laboratorët e Fakultetit Teknik pranë UNT-së, do të vendosen në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastrit”.


“Për momentin i kemi planifikuar katër laboratorë me qëllim që ato hapësira t’i përdorin deri sa të jemi ne aty. Gjithsesi që të përdoren edhe nga studentët e USHT-së nëse kanë fusha të interesit, por edhe nxënësit e shkollës. Në kur do të ikim, laboratorët do t’i mbesim shkollës. Ne këtu jemi zgjeruar por këtu është vështirë të investohet në laboratorë pasi që ai është një investim me instalime më të vështira, të cilat kur të largohemi është vështirë t’i largojmë”, deklaroi për Alsat-M, Aziz Pollozhani, Rektor i UNT-së./Telegrafi/