LAJMI I FUNDIT:

Unitedi përballë Nottinghamit në sfidën e parë gjysmëfinale – formacionet zyrtare

Unitedi përballë Nottinghamit në sfidën e parë gjysmëfinale – formacionet zyrtare

Manchester Unitedi është mysafir i Nottingham Forestit në City Ground për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL (të njohur edhe si Carabao Cup).

Djajtë e Kuq kanë skuadër më të mirë se kundërshtari i tyre, ashtu që do të përpiqen që të marrin rezultat sa më pozitiv nga kjo përballje, para sfidës kthyese.


Trajnerët Steve Cooper dhe Erik ten Hag i kanë caktuar taktikat e tyre dhe kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të inkuadrohen nga fillimi.


Formacioni startues i Nottingham Forestit: Hennessey; Aurier, Worrall, McKenna, Renan Lodi; Danilo, Freuler; Scarpa; Johnson, Gibbs-White; Surridge.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelöf, Martínez, Malacia; Casemiro, Eriksen; Antony, Bruno Fernandes, Rashford; Weghorst.


Ndeshja kthyese, në të cilën do të vendoset finalisti, zhvillohet më 1 shkurt në Old Trafford. /Telegrafi/