LAJMI I FUNDIT:

Unitedi ka gati ofertën për Insignen

Unitedi ka gati ofertën për Insignen
Lorenzo Insigne (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi është i interesuar për sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne .

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i ka kërkuar agjentit të Insignes, Mino Raiola, që të zgjidhë shitjen e lojtarit në muajt e ardhshëm.


Unitedi është vetëm njëra nga skuadrat e interesuara për yllin 27-vjeçar, me Paris Saint-Germain gjithashtu që po shpreson që të arrij një marrëveshje gjatë verës.

Të gjitha lajmet rreth Lorenzo Insignes
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lorenzo Insignes

De Laurentiis është i pajtimit të shes kapitenin e ekipit, por dëshiron të fitojë sa më shumë para nga shitja e Insignes këtë verë.

Insigne pëlqehet nga shumë klube të mëdha evropiane (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Italiani kohëve të fundit hodhi dyshimin e tij, duke pranuar se do të tundohej nga një largim i verës.

Edhe dy klubet tjera angleze, Liverpooli dhe Chelsea gjithashtu janë duke shpresuar ta ‘vidhin’ atë. /Telegrafi/