Unitedi i kthehet fitores me golin historik të Rooneyt (Video)
Vendasi ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe ishte një fitore e merituar e cila i gëzoi tifozët, pasi ka kohë që Djajtë e Kuq nuk e kanë shijuar një të tillë.
Pjesa e parë ishte pa gola, por rastet nuk munguan nga vendasit, ku të rrezikshëm u treguan Mata dhe Rooney.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Anthony Martial në minutën e 47-të, pas një harkimi të bukur nga Ashley Young.
Në minutën e 70-të mysafirët barazuan me anë të Gylfi Sigurdsson, por më këtë nuk u pajtua Wayne Rooney, i cili pas shtatë minutash i dha epërsinë Unitedit për herë të dytë në ndeshje.
Aktualisht Djajtë e Kuq mbajnë pozitën e pestë me 33 pikë, ndërsa Swansea pas kësaj humbje zbret në vendin 17-të me 19 pikë.
Goli i fitores nga Rooney ishte i veçantë, pasi ai arriti të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në Ligën Premier me 118 gola, ndërsa vendi i parë i takon Alan Shearer me 260 gola. /Telegrafi/


















































